Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen 208 kg kanabis, tre të arrestuar

Sekuestrohen 208 kg kanabis, tre të arrestuar

208 kg kanabis janë sekuestruar nga policia greke. Sasia e kanabisit ishte ngarkuar në një makinë tip furgon ndërsa janë arrestuar tre shtetas, një shqiptar dhe tre grekë.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke makina drejtohej nga  një 25 vjeçar, shtetas grek ndërsa në vendin e pasagjerit ndodhej shtetasi shqiptar. Siç rezultoi nga verifikimi, 32 vjeçari shqiptar ndodhej në kërkim, pas një urdhër arresti të shpallur nga prokuroria e Selanikut, i akuzuar për grabitje.

Policia arrestoi edhe një shtetas tjetër grek pasi kishte rolin e mbështetësit të transportuesve të drogës.

Të fundit