Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen 252 orë dore false në Gjermani me destinacion Shqipërinë

Sekuestrohen 252 orë dore false në Gjermani me destinacion

Policia gjermane ka sekuestruar në aeroportin e Frankfurtit 252 orë dore me destinacion tregun e Shqipërisë. Sipas ‘Frankfurter Neue Presse’ ngarkesa kishte ardhur nga Hong Kongun të cilat përmes Gjermanisë do të transportoheshin drejt Shqipërisë.

Asgjentët doganor sekuestruan në cilësinë e provës materiale 148 qese prej letre me mbishkrime të falsifikuara të markave të njohura të orëve.

Çmimi në treg i orëve nëse ato do të ishin origjinale shkonte deri në 60,500 euro. Bllokimi i orëve është kryer me 26 mars, por informacioni është bërë publik tani për shkak të hetimeve.

Të fundit