Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen 3 pako postare me pjesë armësh luftarake në Rinas, policia jep detaje

Sekuestrohen 3 pako postare me pjesë armësh luftarake në Rinas,

Policia e Shtetit ka sekuestruar sot në Rinas 3 pako postare me pjesë armësh luftarake të cilat do kalonin tranzit përmes kompanisë postare “DHL.

Sipas policisë pakot janë zbuluar në momentin e skanimit nga punonjësit e kompanisë “ICTS”. Ndërkohë, policia është në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Ne kuader te masave te shtuara antiterror, si ne mbare shtetet europiane edhe Policia e Shtetit dhe organet ligjzbatuese vijojnë zbatimin e një plani te detajuar masash.

Keshtu në datë 24.08.2017, ora 15:40, në PKK Rinas, nga punonjësit e kompanisë “ICTS”, gjatë skanimit të tre pakove të kompanisë postare “DHL”, tranzit kane konstatuar pjesë armësh luftarake.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e kësaj vepre penale si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 22 e 278/a të K.P.

Të fundit