Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen 300 shpendë të egër, po transportoheshin me autobus për në Athinë

Janë sekuestruar 300 individë faqekuq gardalina të egra të cilit do të tregtoheshin në shtetin fqinjë. Sekuestrimi i tyre është bërë pas operacionit të inspektoratit mjedisor në Qarkun Korçë në bashkëpunim me policinë e shtetit dhe dogana në pikën kufitare të Kapshticës.

Këta shpendë po transportoheshin në mënyrë të paligjshme përmes një autobusi të linjës Tiranë-Athinë.  Pas operacionit të zhvilluar rreth orës 14:00, janë gjendur shpendët në bagazhin e automjetit. Inspektorët e mjedisit kanë bërë ndalimin në flagrancë të dy drejtuesve të mjetit, me inicialet Dh.B., dhe E.V., bllokimin e autobusit dhe sekuestrimin e shpendëve. Çështja i është referuar prokurorisë për ndjekje penale ndaj dy shtetasve.

Shpendët e sekuestruar bëjnë pjesë në listën e kuqe të IUCN dhe kanë statusin mbrojtës në Konventën e Bernës, ku janë llojet strikte të mbrojtura të faunës së egër. Ky sekuestrim vjen vetëm pak ditë pasi ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi paralajmëroi nga laguna e Kune-Vainit, ku kryhej Censusin Kombëtar i Shpendëve, për ndëshkim të subjekteve që kapin, tregtojnë apo balsamosin shpendët e rralla, vjen edhe aksioni i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve.

Të fundit