Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen 39 kile drogë në kufi me Greqinë, autorët ia mbathin

Sekuestrohen 39 kile drogë në kufi me Greqinë, autorët ia

Policia Kutare e Kakavijës sekuestruar 39 kile kanabis në zonën e kurit të Gjelbër mes Shqipërisë dhe Greqisë, por autorët kanë arritur të largohen.

Tre persona me dy çanta u pikasën nga policia gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër mbi fshatin Kakavije, në rrugën drejt liqenit të këtij fshati.

Policia u vu në ndjekje të tyre dhe u bëri thirrje për t’u ndalur, por të favorizuar nga terreni i thyer dhe i pyllëzuar, ata braktisën çantat me drogë dhe u larguan. Në një njoftim për shtyp, policia tha se në dy çantat kishte 39 kg kanabis. Forcat e policisë po punojnë për identikimin dhe kapjen e këtyre personave.

Të fundit