Sekuestrohen 5 milionë euro nga një grup kriminal, publikohen dy emrat e parë

Goditet një grup kriminal me shtrirje ndërkombëtare, ndërsa i janë sekuestruar një shumë prej 5 milionë eurosh.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda të cilët pritet të dalin në deklaratë për mediat pas pak.

Mësohet se grupi kriminal merrej me trafik lëndësh narkotike nga Amerika Latine në Europë.

Deri tani, në pranga kanë rëndë dy persona pjesë e grupit, Arjan Ndoci dhe Julian Deblini. Po ashtu, mësohet se nga aksioni janë sekuestruar edhe para cash.