Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen 84 kg kanabis në Mal të Zi. Trafikanti i shpëton policisë dhe rikthehet në Shkodër

Sekuestrohen 84 kg kanabis në Mal të Zi. Trafikanti i shpëton

Trafikimi i lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt vendeve fqinje vijon të mbetet një problem. Të dielën, policia e Malit të Zi bllokoi rreth 84 kg kanabis në Tuz.

Lënda narkotike, e ndarë në 97 pako, dyshohet se është transportuar nga Shqipëria përmes liqenit të Shkodrës, ndërsa autori ende nuk është arrestuar.

Sipas policisë autori është kthyer duke u fshehur në Shqipëri, pasi trafikoi kanabisin në Mal të Zi, shkruan gazeta malazeze “Vijesti”.

Të fundit