Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen 84 mijë dollarë dhe 3500 Euro në Rinas

Sekuestrohen 84 mijë dollarë dhe 3500 Euro në Rinas

Policia Kufitare e Rinasit njofton se gjatë përpunimit të pasagjerëve të linjës ajrore me intinerar “Tiranë – Stamboll – Shangai- Kinë”, përzgjodhi për kontroll, pasi kishte kaluar zonën e kontrollit doganor shtetasin me iniciale A.D.

Gjatë kontrollit, këtij shtetasit ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 84000 $ USD Amerikan dhe një sasi prej 3500 Euro, shumë të cilën nuk e kishte deklaruar në zyrën doganore në mënyrë vullnetare.

330vjeçari, banues në Tiranë është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale ”Mos deklarim në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”.

 

Të fundit