Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen 9 mina me telekomandë dhe municione, publikohet video-momenti i arrestimit të autorëve

Sekuestrohen 9 mina me telekomandë dhe municione, publikohet video-momenti

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar "Etalon” përmes të cilit ka sekuestruar 9 mina me telekomandë të paisura me telefon për shpërthim në distancë, kallëp lëndë shpërthyese ( tritol) , si dhe materiale të tjera që shërbenin për përgatitjen e këtyre minave.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas si dhe shpallet në kërkim një shtetas tjetër i dyshuar si bashkëpunëtor.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.05.2017, nga Sektori për Narkotikët dhe Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një pune hetimore disa javore ndjekur me metoda speciale të hetimit , u finalizua me sukses operacioni i koduar " Etalon " ku si rezultat i tij u sekuestruan :

- 9 mina me telekomandë të paisura me telefon për shpërthim në distancë 

- 1 çantë sportive 

- 1 kallëp lëndë shpërthyese ( tritol) 

- 4 magneta

- tela , kaçavida etj.. materiale të tjera që shërbenin për përgatitjen e këtyre minave

U arrestuan në flagrancë shtetasit :

- F.Ç , 21 vjeç , banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja",

- S.K , 18 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi E.T. 30 vjeç, banues në Tiranë i dyshuar si bashkëpuntor në këtë veprimtari kriminale "Trafikimi i armëve dhe municioneve" si dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpuntorëve të tjerë.

Vijojnë hetimet për të zbardhur qëllimin e prodhimit dhe të përdorimit të minave për shpërthim në distancë.

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale "Trafikimi i armëve dhe municioneve" kryer në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 278/a dhe 25 të Kodit Penal.

 

Të fundit