Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen armë, tritol dhe drogë, në pranga 3 persona

Sekuestrohen armë, tritol dhe drogë, në pranga 3 persona

Në kuadër të operacionit "Ndëshkimi i të fortëve" kanë përfunduar në pranga 3 persona, dy prej të cilëve janë vëllezër.

policia ka sekuestruar 17 kallëpe tritol, dy armë zjarri automatikë dhe lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Gjatë kontrolleve në ambiente dhe në akset rrugore të kryeqytetit, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. G, 26 vjeç, banues në Tiranë dhe S. G., 16 vjeç, banues në Tiranë (vëllezër).

Arrestimi i tyre u bë pasi në Pezë Helmës, në mjetin tip “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin Kastriot Gazidede dhe pasagjer shtetasin S. G., u gjetën dhe sekuestruan 17 kallëpe tritoli, një armë zjarri automatikë dhe 1.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Arrestimi i L. A, 45 vjeç, banues në Shtish, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik.

Të fundit