Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen pronat e Arben Ndokës me vlerë 40 milionë euro

Sekuestrohen pronat e Arben Ndokës me vlerë 40 milionë euro

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vënë në sekuestro pronat e ish-deputetit socialist Arben Ndoka dhe të familjarëve të tij. Burime nga organi i akuzës i kane thënë Vizion Plus se në kuadër të hetimit të nisur në vitin 2016 për dosjen e cilësuar tashmë si ‘339’, janë sekuestruar 300 mijë metra katrorë tokë në bregdetin e Lezhës, dhe konkretisht në vendin e quajtur Mali i Rrenzit, Shëngjin, Rana e Hedhur, Laguna e Lezhës, si dhe disa apartamente në plazh.

Ppronat e sekuestruara kapin vlerën e rreth 40 milionë euro. Sipas prokurorisë, kjo sipërfaqe toke, e gjitha në bregdet është përfituar në mënyrë të jashtëligjshme e duke falsifikuar dokumentet.

Ish deputet dhe familjarë të tij u arrestuan muaj më parë në kuadër të operacionit Volvo 4. Ndërsa tashmë me vendim gjykate Arben Ndoka ndodhet në masën e sigurisë arrest shtëpie. Në operacionin “Volvo 4” u goditën 4 grupe kriminale, mes të cilëve edhe ata të fisit Avdylaj në Shijak, si dhe ish drejtori i burgjeve, Arben Çuko.

Të fundit