Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen rreth 2 kg drogëra të forta, arrestohen dy persona në Tiranë

Sekuestrohen rreth 2 kg drogëra të forta, arrestohen dy persona

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Laboratori”. Janë sekuestruar 1 kilogramë e 864 gramë heroinë,  200 gramë kokainë, lekë dhe mjete që shërbenin për përzjerien dhe ambalazhimin e lëndës narkotike.

Në pranga kanë rënë dy persona për  tregëtim të lëndëve narkotike, ndërkohë që procedohen në gjendje të lirë tre të tjerë për “moskallëzim krimi”

U kapën dhe u arrestuan  në flagrancë shtetasit: F. N., 30 vjeç, i dënuar më parë, për veprën penale të “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, dhe P. P., 27 vjeç,  banues në Tiranë. U proceduan penalisht  për veprën penale “moskallëzim krimi", shtetasit: B. N, 36 vjeçe, B.S., 43 vjeç dhe G.G., 47 vjeç, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje narkotikesh”.

Këta shtetas, shitjen e lëndës narkotike heroinë dhe kokainë e bënin në disa zona të Tiranës.  Për këtë aktivitet kriminal personat kishin përshtatur një apartament për përpunimin, përzerien, ambalazhim, e lëndës narkotike heroine dhe kokaine dhe më pas ua shisnin klientëve në doza të vogla.

Të fundit