Flash News

KRYESORE

Sekuestrohet 1.5 ton kokainë me destinacion Europën

Sekuestrohet 1.5 ton kokainë me destinacion Europën

Një sasi prej 1.5 ton kokainë, që kishte si destinacion Europën, është kapur nga policia peruane. Lënda narkotike do të transportohej në rrugë detare, përmes një anijeje konteinerësh.

Sasia e kokainës u gjet në një kamion në portin Kallao, pranë kryeqytetit Lima ndërkohë që 7 persona, anëtarë të një bande të njohur si “Ninxhat” janë arrestuar.

Lënda narkotike ishte nisur nga lugina e lumit Apurimak, një nga zonat ku prodhohet kokainë. Peruja është një ndër tre prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë, me rreth 400 tonelata në vit.

 

Të fundit