Flash News

KRYESORE

Sekuestrohet 2 ton marijuanë shqiptare në Itali

Sekuestrohet 2 ton marijuanë shqiptare në Itali

Policia italaine ka sekuestruar rreth 2 ton marijuanë në bordin e dy furgonave në provincën e Ferraras. Drejtuesit e tyre nuk iu bindën urdhërit të policisë italiane për të ndaluar dhe pas disa minutash ndjekjeje braktisën mjetet dhe mundën të largoheshin.  

Në bordin e fugonave policia italiane sekuestroi rreth 2041 kg marijuanë, 10 kg hashash të konfeksionuara në 90 thasë të mëdhenj. Vlera e shitjes do t’i sillte trafikantëve një përfitim që do të kapërcente 20 milionë euro.

Policia mundi të arrestojë korrierin i cili është një shtetas shqiptar me inicialet R.R 19 vjeç nga Vlora. Sipas hetuesve italianë, ngrakesa e sekuestruar e drogës ka mbërritur në brigjet e bregdetit të Ravenës nga Shqipëria.

Të fundit