Flash News

KRYESORE

Sekuestrohet 23 kg drogë në formë çokollate, arrestohet 48 vjeçari nga Tirana

Janë sekuestruar 23.5 kg kanabis sativa në formë çokollate nga policia në pikën e kalimit kufitar në Qafë Botë në Sarandë.  Gjatë kontrollit  të policisë në automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit Fatos Alushari, është gjetur lënda narkotike e ndarë në 22 pako.

 Policia ka shoqëruar Fatos Alushllarin  48 vjeç, banues në Tiranë, në Komisariatin e Policisë Sarandë nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, ku në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe 2 aparate celular. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale ''Trafikim të lëndëve narkotike”.

Të fundit