Flash News

KRYESORE

Sekuestrohet drogë në Vlorë, arrestohet 24-vjeçari

Sekuestrohet drogë në Vlorë, arrestohet 24-vjeçari

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi iu sekuestruan në banesë 11 kile e 600 gramë kanabis.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi K.A, 24 vjeç, banues në fshatin Lapardha.

Njoftimi i policisë:

Vlorë, Policia sekuestron 11 kg e 600 gramë lëndë narkotike të dyshuar të llojit Cannabis Sativa, në një banesë !

Në pranga poseduesi i saj!

Arrestohet në flagrancë shtetasi:

- K.A, 24 vjeç, banues në fshatin Lapardha.

Më datë 16.05.2017, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit K.A në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë, kanë gjetur të fshehur një sasi me lëndë narkotike, e cila pas peshimit ka rezultuar me peshë prej 11 kilogramë e 600 gramë e dyshuar si Cannabis Sativa.

Lënda narkotike u gjet e fshehur ngjitur me murin rrethues të kësaj banese, e cila ishte e vendosur në tre (3) thasë sintetikë.

Policia arrestoi menjëherë shtetasin K.A, i cili dyshohet të jetë autor i kryerjes së veprës penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" neni 283/1 i Kodit Penal.

 

 

Të fundit