Flash News

KRYESORE

Sekuestrohet kokainë dhe 21 mijë euro, arrestohen 5 shqiptarë

Sekuestrohet kokainë dhe 21 mijë euro, arrestohen 5 shqiptarë

Policia italiane ka arrestuar pesë shtetas shqiptarë pasi ju gjet një sasi kokaine si dhe 21 mijë euro. Emrat e të arestuarve nuk janë bërë të ditur por, sipas mediave italiane, janë të moshës 30-41 vjeç.

Dy prej tyre u arrestuan mbrëmjen e djeshme gjatë një kontrolli në Sesto Fiorentino, të cilëve iu gjetën 300 gram kokainë. Një sasi tjetër prej gjysmë kg kokainë është gjetur në një tjetër ambient në qendër të Pratit dhe në zonën e San Donnino. Operacioni vijoi edhe mëngjesin e së premtes me konfiskimin e mbi 3 kilogramë kokainë në një bodrum në Prato.

Në total karabinierët sekuestruan 6.3 kg kokainë që i përkiste pesë shqiptarëve të arrestuar.

Të fundit