Flash News

KRYESORE

Sekuestrohet kokainë dhe marijuanë në Itali, pranga 4 të rinjve nga Vlora

Sekuestrohet kokainë dhe marijuanë në Itali, pranga 4 të

Policia italiane ka sekuestruar një sasi të madhe kokaine dhe marijuane gjatë një operacioni në Rimini dhe ka vënë në pranga 4 shqiptarë.

Mediat italiane bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasit me iniciale: B.L 33 vjeç, H.S 27 vjeç, M.E 24 vjeç dhe I.G 20 vjeç, të gjithë nga Vlora dhe pa precedent penal.

Sipas policisë 3 prej të arrestuarve janë emigrantë ilegalë, kurse një prej tyre ka leje qëndrimi të lëshuar nga policia e Romës për arsye biznesi.

Policia u vu në ndjekje të tyre dhe zbuluan se njëri nga shqiptarët kishte marrë me qira një garazh në bodrumin e një pallati. Aty fshihej kokaina dhe marijuana e trakuar nga Shqipëria. Gjatë aksionit, policia bllokoi 1 kg kokainë, 4 kg marijuanë dhe 2300 Euro cash të përtuara nga shitja e drogës. Në garazh u gjet edhe një pistoletë lodër, për të cilën policia italiane thotë se është një kopje perfekte Beretta 92FS. Dy prej shqiptarëve u kapën në agrancë në garazhin ku kishin fshehur lëndën narkotike, ndërsa dy të tjerët gjatë kontrolleve në banesë.

Të fundit