Flash News

KRYESORE

Sekuestrohet një gomone me drogë, arrestohen tre shqiptarë

Sekuestrohet një gomone me drogë, arrestohen tre shqiptarë

Policia italiane dhe policia shqiptare kanë finalizuar një operacion duke bërë të mundur sekuestrimin e një gomone si dhe duke arrestuar tre shtetas shqiptarë që ndodheshin në bordin e saj.

Pas një hetimi të gjatë dhe informacionesh operative të marra dhe shkëmbyer midis Policisë Shqiptare dhe Policisë Italiane, falë koordinimit të veprimeve mes dy policive rreth orës 20.00 u finalizua operacioni antidrogë i përbashkët ku u ndalua dhe u sekuestrua një gomone në zonën e Salentos, mes San Cataldo dhe Sant’Andrea (Provincia di Lecce).

Gomonia rreth 9 metra me dy motorë të fuqishëm fuoribordo ishte e ngarkuar me lëndë narkotike të llojit marjuanë. Sasia e lëndës narkotike ende nuk dihet pasi nuk është peshuar akoma.

Të fundit