Flash News

KRYESORE

Sekuestrohet një gomone pa letra në plazhin e Tales

Sekuestrohet një gomone pa letra në plazhin e Tales

Policia e Lezhës ka dhënë informacione në lidhje me sekuestrimin e një mjeti lundrues të paregjistruar.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, gjatë kontrolleve është gjetur dhe sekuestruar një gomone 4.1 metra e gjatë, me një motor.  Sipas policisë, kanë nisur hetimet në lidhje me 36-vjeçarin me inicialet  O. T., banues në Mamurras. Ky person dyshohet se në afërsi të zonës Tale, u kap me një gomone 4.1 m e gjatë, me një motor tip “Honda 30“, pronë e qytetarit me inicialet K. H., mjet i pa regjistruar. Kjo gomone është bllokuar me cilësinë e provës materiale.

Të fundit