Flash News

KRYESORE

Sekuestrohet pasuria 2.2 milionë euro e dy vëllezërve në Tiranë

Sekuestrohet pasuria 2.2 milionë euro e dy vëllezërve në

Në kuadër të operacionit “Vllazëria” janë sekuestruar nëntë apartamente, dy dyqane dhe një garazh, pasuri këto të dyshuara të përfituara nga të ardhura të gjeneruara nga aktiviteti kriminal.

Seksioni për Pastrimin e Parave në Tiranë, në funksion të procedimit penal “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në ngarkim të shtetasve A. G., 44 vjeç dhe A. G., 47 vjeç (vëllezër), finalizoi operacionin policor të koduar “Vllazëria”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës dhe sekuestrimi preventiv i :

- nëntë apartamenteve

- dy dyqaneve

- një garazhi (të ndodhura në qytetin e Tiranës dhe Durrësit të cilat kapin vlerën e dy milion e dyqindmijë euro).

Të fundit