Flash News

KRYESORE

Sekuestrohet sasi e madhe marijuane,  arrestohen 4 persona

Sekuestrohet sasi e madhe marijuane,  arrestohen 4 persona

Policia e Lezhës ka goditur për 12 orë dy raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, ka sekuestruar 190 kg lëndë marijuanë, ka vënë në pranga 4 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Mësohet se në Kurbin, u arrestuan 3 shtetas, 1 u shpall në kërkim si dhe u sekuestruan 153.5 kg lëndë narkotike marijuanë në vendin e quajtur Fushë – Mamurras ,  ku u kap në flagrancë mjeti tip Opel me targa AA 605 IC ku brenda tij ishte fshehur lëndë narkotike e paketuar  ku në peshë totale rezultoi 153.5 kg.

Burime zyrtare ttë policisë bëjnë me dije se u arrestuan në flagrancë të dyshuar si poseduesit e kësaj lënde narkotike ,  3 shtetasit :

– Agron Prelaj , 40 vjeç, banues në Tiranë

-Albert Haxhia, 27 vjeç, banues në Tiranë

– Lek Lari , 40 vjeç, banues në Krujë

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A.M. 42 vjeç, banues në Tiranë i dyshuar si bashkëpunëtor si dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpuntorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në  Lezhë , në fshatin Mërqi, u gjetën dhe u sekuestruan 36.5 kg lëndë narkotike Marijuanë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesen e shtetasit Zef Lekaj, 57 vjeç, banues në Lezhë i cili u arrestua në flagrancë  si posedues i saj.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të mësipërm të proceduar, u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

 

Të fundit