Flash News

KRYESORE

Sekuestrohet skafi, dyshohet se transportonte drogë në Itali

Sekuestrohet skafi, dyshohet se transportonte drogë në Itali

Një mjet lundures, i cili dyshohet se mund të përdorej për trafikimin e lëndëve narkotike drejt shtetit Italian është sekuestruar në Vlorë

“Më datë 28.05.2017, Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare & Migracionit Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për goditjen e rasteve kundër trafikimit të lëndëve narkotike, në zonën e quajtur “Fusha e druve” Vlorë, është bërë e mundur bllokimi dhe sekuestrimi i një mjeti lundrues të llojit “Gomone”, sqaron policia.

Policia thotë se mjeti lundrues “Gomone” ka mbishkrimin “EBI”, me gjatësi 10 m, si dhe me 2 motora të markës “Yamaha” me fuqi 250 hp secili (në pronësi të shtetasit V.M). Ky mjet lundrues më parë ka qenë në vendbazimin e Orikumit por është lëvizur nga toka me qëllim për t’u hedhur në det në zonën e Zvërnecit. Nga hetimet e kryera, dyshohet se ky mjet lundrues mund të përdorej për trafikimin e lëndëve narkotike drejt shtetit Italian.

Shërbimet bënë të mundur bllokimin e mjetit në Pikën e Grumbullimit Triport për veprime të mëtejshme. Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprën penale “Zhvendosja e mjetit lundrues pa autorizim”, bazuar në ligjin 8663, viti 2000.

 

Të fundit