Flash News

KRYESORE

I sekuestrojnë 25 kile drogë në banesë, arrestohet 37-vjeçari

I sekuestrojnë 25 kile drogë në banesë, arrestohet

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi iu sekuestruan në banesë 25 kike drogë.

Burime të policisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Armand Pashaj, 37 vjeç, banues në fshatin Bejar, Mallakastër.

Njoftimi i policisë:

Policia finalizon me sukses operacionin antidrogë të koduar “Koordinata”. Sekuestrohen rreth 25 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Arrestohet në flagrancë poseduesi. Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe punës së mirëorganizuar nga Efektivët e Komisariatit të Policisë Mallakastër në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Koordinata”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi: -Armand Pashaj, 37 vjeç, banues në fshatin Bejar, Mallakastër.

Arrestimi i shtetasit Armand Pashaj u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 25 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Të fundit