Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Sekustrohen 4 ton drogë në jahtin me flamurin e SHBA-ve, arrestohen 3 shqiptarë në Itali
Pas operacionit të Guardia di Finanza mëngjesin e sotëm, është finalizuar një tjetër operacion ndërkombëtar droge mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane.
Në orët e para të mëngjesit nga ana e GdF Italiane u bë i mundur ndalimi dhe sekuestrimi i një Yacht-i me flamur të SH.B.A.(Delaware)
Policia bën me dije se si rezultat i ndjekjes nga skuadrat e GdF dhe me suport ajror u bë e mundur bllokimi i mjetit lundrues. Në ekuipazhin e mjetit lundrues tre shtetas shqiptarë; F.M, E.V, dhe E.M si dhe janë sekuestruar 992 kilogramë Marijuanë.
Mjeti lundrues u kap në ujërat territoriale Italiane në zonën e Viestes. Hetimet paraprake tregojnë se ky mjet lundrues nuk ka shkelur ujëra shqiptare.
Policia e Shtetit po bashkëpunon ngushtë me Guardia di Finanza dhe Policinë Italiane si dhe po shkëmben informacione intensivisht me Policinë Malazeze për zbardhjen e këtij trafiku.