Flash News

KRYESORE

Selahi la jashtë Xhakën: Unë refuzova Belgjikë për vendin tim!

Selahi la jashtë Xhakën: Unë refuzova Belgjikë për

Mesfushori, Lindon Selahi, është risia e trajnerit Edy Reja në ndeshjet eliminatore kundër Turqisë dhe Moldavisë. Ai foli për herë të parë si lojtar i Shqipërisë, para këtyre sfidave. 20-vjeçari duket mjaft i lumtur për ftesën dhe e pranon se refuzoi Belgjikën për të.

FTESA - "E kam merituar të grumbullohem, por kur e kam parë ftesën te klubi kam qenë shumë i lumtur. E kam pasur ëndërr të luaja për Kombëtaren. Unë shpresoj që të luaj, por këtë e vendos trajneri. Do të jap maksimumin në stërvitje. Dy orë ka që kam ardhur, më kanë pritur mirë. Tani vjen Ramadani dhe Bare, kam luajtur me ta te Shpresat".

BELGJIKA - "Kur kam qenë i ri kam luajtur me Belgjikën sepse nuk më ka ftuar Shqipëria, por tani që më thirri Shqipëria e vendosa. Edhe tani më ka kërkuar Belgjika, por kur e ndjen veten shqiptar, shkon 100% te Shqipëria".

KUALIFIKIMI - "Ka pasur moment që nuk kanë qenë mirë por tani jemi mirë. Mendoj se kemi shans për të kaluar grupin dhe në Turqi e Moldavi shkojmë për të fituar dhe për të luajtur mirë".

POZICIONI - "Për sa i përket pozicionit tim, mund të luaj në çdo pozicion të fushës. Njësoj është për mua. Është sezoni i parë me Twenten dhe po luaj mjaft mirë. Ëndrra ime është të luaj sa më shumë minuta dhe të luaj me Kombëtaren. Për sa i përket klubit kam ëndërr të kualifikohemi dhe të luajmë në Kupat e Europës”.

Të fundit