Flash News

KRYESORE

Selami kandidon për post në PD? “Suksesi i Bashës është sukses i përbashkët”

Selami kandidon për post në PD? “Suksesi i Bashës

Eduard Selami,  përballë analistëve në “Top Story” ka folur për garën e zhvilluar në Partinë Demokratike, të cilën e konsideron të padrejtë, por që sipas tij ishte një garë që duhej bërë.

I pyetur nga analistët nëse në fillim të 2018-s do të kandidojë për ndonjë post në PD, ai u shpreh, “Unë do të jap kontributin tim maksimal për Partinë Demokratike, por nuk do të kandidoj për asnjë lloj posti në parti. Basha më ka në dispozicion. Kontributi nuk janë vetëm funksionet apo postet”.

Më tej Selami u shpreh se ka ardhur koha që të ulet zëri kritik në Partinë Demokratike tani që Lulzim Basha u zgjodh sërish në krye të saj.

“Nuk jam dakord me bojkotin siç u bë. Tani duhet ulur pak zëri sepse Basha u zgjodh tashmë. Edhe Basha dhe kritikët duhet të zbuten. Basha duhet të telefononte Patozin, Bregun dhe Topallin e të fliste me ta. Unë them që Basha duhet të mblidhte grupin e vjetër parlamentar dhe të bënte kalimin e stafetës. Këtu humbi një rast” tha Selami.

Ish-kandidati për kreun e PD-së, e mbylli fjalën e tij duke i uruar suksese kryetarit Basha.  “Suksesi i Bashës është suksesi jonë i përbashkët”,-shtoi Selami.

Të fundit