Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Selami kritika Patozit: Hajde në garë, po i shërben ndarjes së PD
Katër ditë para zgjedhjeve, Eduard Selami kandidati për kryetar i PDsë i kërkon sërish Lulzim Bashës të japë dorëheqjen. Megjithëse Basha ka vetëngrirë kompetencat e tij, Selami tregon se i ka kërkuar Bashës në Shkodër, ose të japë dorëheqjen ose të votojë atë.
Në një bisedë mëngjesin e sotëm në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, Selami u shpreh optimist për mbështetjen e demokratëve. Në lidhje me peticionet e bëra nga degët e PD-së në rrethe, Selami tha se edhe kjo është pjesë e demokracisë. Ai kërkoi sërish analizë për humbjen e zgjedhjeve të 25 qershorit.
“Nëse ne nuk bëjmë analizë të humbjes, për të zbuluar shkaqet humbja do të vazhdojë. Lidhur me peticionet, është pjesë e demokracisë. S’ka asgjë të keqe. Ndaj shqetësimin e kritikëve të Bashës, por jo rrugën. Po duhet të jepte dorëheqjen. Gjithkush në këtë garë duhet të vinte të sillte modelin e tij”, tha Selami, raporton “BalkanWeb”.
Lidhur me listat e anëtarësisë dhe kërkesën e tij për t’u bërë publike, Selami tha se është domosdoshmëri. Ai kërkoi edhe mbështetjen e Patozit në garë.
“Është domosdoshmëri. Basha më i interesuar të mbajë karrigen e kryetarit se të mbajë PD-në të bashkuar. Patozi duhet të ishte në garë të më ndihmonte. Kam propozuar ta fillojmë me një analizë të hapur, nga seksioni, grupseksioni sepse arsyeja e humbjes është shndërrimi i partisë në parti-kryetar. Nëse do bënim një analizë të tillë atëherë do hapnim dhe listat. Të bëheshin anëtarësimet e reja. Të vendoseshim rregulla të pastra loje. Basha po dëmton veten e tij dhe PD-në. për demokratët një arsye më shumë për ta votuar kundër. Zoti Basha me ccdo kusht do që të bëjë gol me dorë por mendoj se demokratët nuk do ta lënë”, deklaroi kandidati për kryetar i PD.
I pyetur nga gazetari Bashkim Hoxha nëse i ndjen disavantazhet me Bashën, Selami tha se po. “Patjetër. Njëherë thotë është vetëngrirë, doli dje në Shkodër si kryetar. I thashë po ti ke ngrirë si dole kryetar. Basha duhet të jepte dorëheqjen. I thashë Bashës në Shkodër, e di që je i pavendosur por o jep dorëheqjen, o më voto mua, ke kohë”, theksoi Selami.
Selami i ka bërë sërish thirrje Patozit të futet në garë për t’i shërbyer PD-së. “Patozi të vijë në garë. Aty është beteja. Nuk është e lehtë të dalësh para demokratëve, disa edhe të fishkëllejnë, ndonjëherë janë të futur aty. Nuk po i shërben bashkimit po ndarjes, por prapë është vlerë e PD-së. Ata nuk kanë një problem me modelin tim, më qajnë hallin që kam hyrë në një garë të pabarabartë”, tha Selami.
Mikpritje apo mbështetje kundër Bashës? Voltana Ademi shfaqet në krah të Eduard Selamit