Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Selami nis sulmet ndaj Bashës: Mbështetet nga Berisha, është investim i tij
Tashmë fushata për kryetarin e ri të PD-së ka nisur dhe kandidati Eduart Selami ka lëshuar sulmet e para ndaj kundërshtarit Lulzim Basha. Selami është përpjekur ta paraqesë Bashën si lider të drejtuar nga ish-kryetari Sali Berisha, ndonëse prej katër vitesh drejton partinë.
Në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus, Selami tha se Berisha e ka shprehur publikisht mbështetjen ndaj Bashës pasi ka investuar shumë te ai.
“Kjo nuk do të jetë një votë kundër Bashës si individ, kjo është një votë kundër modelit. Hajde ta kthejmë PD në një nga modelet më të mira që një parti ka në vend. Ka vend për të gjithë në parti. Sali Berisha e ka shprehur publikisht mbështetjen ndaj Bashës dhe i jap të drejtë pasi ai ka investuar te Basha”, deklaroi Selami.
Eduart Selami dhe Lulzim Basha janë dy kandidatët për kreun e PD-së.