Flash News

KRYESORE

Selami Xhepa merr çmimin 'Ekonomisti i Vitit'

Selami Xhepa merr çmimin 'Ekonomisti i Vitit'

Selami Xhepa ka fituar çmimin 'Ekonomisti i Vitit', akorduar nga RTV Scan, një media e përqendruar te ekonomia. Çmimi është dhënë pas një votimi në uebsajtin e Scan dhe, sipas drejtoreshës së RTV Scan, Elvana Hana, çmimi është dhënë 'për mendimin ekonomik, për një ideator, idealist dhe vizionar, Prof. Dr. Selami Xhepa'.

Selami Xhepa ka qenë deputet i PD dhe këshilltar në qeveritë e djathta, ndërsa aktualisht është pedagog në UET dhe President i Instituttit Europian Pashko, një think tank i këtij universiteti.

I njohur si ekonomist liberal (hajekian), Xhepa është autor i disa librave për ekonominë.

Të fundit