Flash News

KRYESORE

Selena Gomez falënderon fansat: Më keni bërë të qaj

Selena Gomez falënderon fansat: Më keni bërë të qaj
Selena Gomez është ndër vajzat me më shumë fansat në të gjithë botën. Deri para pak muajsh ajo ishte në vendin e parë në Instagram për numrin e fansave. Dje, Selena ka festuar 27-vjetorin e lindjes dhe në postimin e falënderimit për urimet e ditëlindjes, është ndalur tek fansat të cilët i falënderon për gjithçka dhe tregon që e kanë bërë për të qarë: "Jam 27 tani. Dua të falënderoj çdonjërin prej jush për fjalët e ëmbla në ditëlindjen time. Jo vetëm për ato të shkurtrat. Mendimet që fshihen pas çdo fjale që ju më shkruani më bëjnë të qaj me lot mirënjohjeje, njësoj siç bëra natën që shkoi. Lutem për ju. Ju dua”

Të fundit