Flash News

KRYESORE

Selena Gomez i kthen përgjigje "kunjave" të Hailey Bieber

Kënga e re e Selena Gomez ka bërë shumë zhurmë por më shumë si duket i ka "djegur" Hailey-t, bashkëshortes së Justin Bieber. Pas publikimit të këngës së Selenës që ishte një dedikim për Justin, ish-të dashurin e saj, i cili e zëvendësoi vetëm pas dy muajsh ndarjeje me Hailey-n, të cilën e ka dhe bashkëshorte tani, modelja e njohur publikoi një postim "Do të vras". Gjë që u duk se ishte kërcënim për Selenën. Kjo bëri që Selena të reagojë me një postim ku shprehej se është kundër atyre femrave që sulmojnë njëra-tjetrën. Sot Selena publikoi një tjetër këngë, një këngë që është ritmike dhe "zbut" atë të parën. Një këngë në të cilën Selena është vajza që sheh të ardhmen duke mos mbajtur sytë prapa.

Të fundit