Selena Gomez mbështet Taylor Swift: Ajo që po i bëjnë është padrejtësi

Selena Gomez dhe Taylor Swift janë mikesha prej 13 vitesh dhe mbështetëset më të mëdha të njëra-tjetrës.

Së fundmi, Taylor është përballur me një situatë shumë të vështirë pasi menaxherët e saj muzikorë e kanë ndaluar Taylor-in të interpretojë hitet e saj të vjetra, duke qenë se kanë të drejtat autoriale.

Asaj madje i rrezikohet dhe dokumentari në Netflix. Prandaj, Selena nuk ka mundur të qëndrojë në heshtje dhe ka reaguar me një postim të gjatë në Instastory, teksa shkruan:

“Zemra ime është rënduar kaq shumë tani! Më sëmur dhe më zemëron shumë, (s’më intereson se mund të kem lidhje të afërt me të), ky është opinioni im. Kjo është lakmi, manipulim dhe pushtet. Pa respekt për fjalët që shoqja ime ka shkruar që kur ishte 14 vjeç në dhomën e saj. Keni shkatërruar mundësinë që fansat në të gjithë botën të shijojnë këngët e një prej këngëtareve dhe tekst-shkrueseve më të mira.
E njoh Tayler-in prej 13 vitesh, ajo është femra më e përkushtuar dhe guximtare që kam njohur. E kam dëgjuar “Fearless” para se të dilte dhe mbaj mend që hidheshim në krevat. Ishte aq krenare që rrëfimet e saj do të lexoheshin në mbarë botën, nervoze për njerëzit që s’do ta pëlqenin. Por ishte një nga regjistrimet më të mira. Një album që i erdhi në ndihmë shumë femrave që ndiheshin të vetmuara, që kishin një zemër të thyer, atyre që po shëroheshin, atyre që ndiheshin të padukshme. I dha shtysë për të ngritur kokë atyre që mendonin se s’kishin një zë. Kam parë sesi ajo sfidonte veten për të krijuar jetën e bukur që i takonte. Ju them me siguri të plotë se gjërat më të rëndësishme për Taylor-in janë familja, dashuria, fansat dhe muzika. Shpresoj vërtetë që të bëhet diçka lidhur me këtë situatë.
Të shikoj një nga shoqet e mia të ngushta (apo çdo shok apo shoqe tjetër) të ulet në këtë mënyrë, është ndjesia më e keqe.
Taylor lufton. S’do të ndalojë kurrë së luftuari. Njerëzit rriten nga zgjedhjet që bëjnë. Disa mbesin po të njëjtët. Dua thjesht të bëhet diçka. Të dua.”- shkruan Selena në postim për mikeshën e saj, e cila duhet të jetë e shkatërruar nga kjo situatë.