Flash News

KRYESORE

Selena Gomez për aktorin 68-vjeçar: Unë dhe Bill do të martohemi

Selena Gomez u shfaq e mahnitshme në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë në premierën e filmit “The Dead don’t Die” (Të vdekurit nuk vdesin), ku luan krah aktorit 68-vjeçar, Bill Murray. Në fotot e postuara në Instagram, ku Selena duket shumë e afërt me aktorin 68-vjeçar, ajo shkruan: “Jam e nderuar që isha pjesë e këtij filmi me Jim-in dhe gjithë kastin. Gjithashtu, unë dhe Bill Murray do të martohemi.”  Kjo u duk si shaka, por fansat dhe mediat e huaja mendojnë se kjo nuk është dhe aq shaka, dujke parë fotot e dy aktorëve, të cilët dukën shumë të afërt me njëri-tjetrin. E ndërsa vetë aktori ka thënë për Selenën: “Ajo është e jashtëzakonshme. Është e dashur dhe e natyrshme. Jam gjithmonë i lumtur kur njoh një ikonë pop-i që më pëlqen vërtet.” Por çfarë i tha ai këngëtares në vesh? Bill tregon për “Esquire”: “Nuk e mbaj mend çfarë i thashë. Po përpiqesha ta qetësoja. Ajo më pëlqen shumë.”  

Të fundit