Flash News

KRYESORE

Selena Gomez reagon ndaj thashethemeve për rikthim me ish-të dashurin

Selena Gomez është përfolur se është rikthyer me ish-të dashurin e saj, Krost pasi u panë në të njëjtin restorant në New York të martën në mbrëmje. Gomez drekoi me një grup miqsh në La Esquina në Soho, dhe Krost u fotografua duke mbërritur pak kohë më pas me grupin e tij.

Daily Mail e titulloi këtë  "Selena Gomez EKSKLUZIVE: Këngëtarja ribashkohet me ish-të dashurin Samuel Krost në NYC ... tre vjet pas ndarjes".

Por Gomez ka vendosur të reagojë ndaj këtyre thashethemeve me një postim në Instastory:

"Nuk jam duke takuar asnjë. Jam beqare prej dy vitesh. Unë jam në kohën e Zotit dhe jo timen."

Selena Gomez është rikthyer në muzikë pas dy vitesh nga ndarja me Justin Bieber, me një këngë të kushtuar totalisht ndjesisë që ndarja ka lënë te ajo.

Të fundit