Flash News

KRYESORE

Selfie që i la në pritje liderët botërorë të OKB

Selfie që i la në pritje liderët botërorë të OKB

Liderët botërorë në Asamblenë e Përgjithëshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Neë York, u është dashur të presin ca.

Shkak për këtë është bërë presidenti i Salvadorit Nayb Bukele, i cili gjatë fjalës së tij në punimet e Asamblesë së OKB-së, u ka kërkuar liderëve botërore ta presin vetëm për një minutë dhe nxorri menjëherë telefonin duke bërë një selfie.

“Më besoni mua, më shumë njerëz do të shohin këtë foto sesa do të dëgjojnë fjalimin tim”, tha Bukele.

Presidenti 38 vjeçar e postoi foton e tij në Tëitter sapo mbaroi fjalimin, dhe mori më shumë se 7000 like për më pak se një orë.

Të fundit