Flash News

KRYESORE

Sëmundja e Alzheimerit, studiuesit: Mund të diagnostikohet 10 vite përpara

Sëmundja e Alzheimerit, studiuesit: Mund të diagnostikohet 10 vite

Sëmundja e Alzheimerit është lloji më i shpeshtë i demencës dhe problemeve mendore. Simptomat e Alzheimerit, përfshirë ato fillestare, janë problemet me memorien, me të vlerësuarit dhe të menduarit, që e bën të vështirë për personin të punojë ose të jetojë normalisht ditë pas dite.

Me përkeqësimin e kësaj sëmundje, humbet kujtesa dhe shenjat tjera të sëmundjes bëhen më të theksuara. Te shumë njerëz këto simptoma përmirësohem me ndihmën e barnave, por nuk ka shërim të plotë për këtë lloj demence.

Ndryshimet e nivelit të një proteine në gjak mund të ndihmojnë në dallimin e dëmtimit të trurit 10 vjet përpara se të zhvillohen simptomat e Alzheimerit.

Megjithëse nuk ka ilaç për të ndaluar avancimin e Alzheimerit ose për ta kuruar atë, kërkuesit shkencorë gjermanë thonë se përfundimet e tyre mund të përdoren nga doktorët për t’i dalë përpara simptomave të sëmundjes.

Gjithashtu, ata thonë se matja e nivelit të kësaj proteine në gjak është një mënyrë e mirë për të testuar nëse ilaçet e reja të Alzheimerit bëjnë punë.

“Ne e dimë që Alzheimeri nis në tru 10 ose 20 vjet përpara se të nisin simptomat e tij. Dimë edhe që terapia, që të jetë e suksesshme, duhet të nisë minimumi 10 vjet përpara. Analiza e gjakut do i lejojë shkencëtarët që të testojnë ilaçet e reja nëse po japin efekt ose jo”, tha profesori Mathias Jucker.

Të fundit