Flash News

KRYESORE

Sëmundja e diabetit, shkencëtarët zbulojnë zëvendësuesin e insulinës

Sëmundja e diabetit, shkencëtarët zbulojnë

Në botën e sotme ekzistojnë më shumë se 415 milionë njerëz me diabet dhe deri në vitin 2030 parashikohet se kjo sëmundje do të jetë shkaktari i shtatë kryesor i vdekjes.

Njerëzit me diabet të tipit 1 dhe 2 duhet të monitorojnë vazhdimisht nivelet e sheqerit në gjak dhe të rregullohen me injeksione të hormoneve të insulinës.

Injeksioni i insulinës është një mënyrë efektive për trajtimin ose kontrollimin e kësaj gjendjeje kronike, por nuk është i përsosur.

Pa insulinën, njerëzit me diabet rrisin nivelin e sheqerit në gjak, ndihen shumë keq, kanë dhimbje koke dhe gjithashtu mund të humbin vetëdijen.

Prandaj, janë kryer shumë hulumtime për të bërë të mundur që pa përdorimin e injeksioneve të insulinës të kontrollohet sëmundja dhe mbi të gjitha ka të bëjë me informimin e njerëzve për një zgjidhje të shëndetshme jetësore për të parandaluar ndodhjen e diabetit tip 2.

Shkencëtarët kanë kryer një eksperiment me minj që duket se premton, dhe në qoftë se hulumtimet e mëtejshme tregojnë një efekt të ngjashëm mbi njerëzit që zakonisht kafja të ndikojë në nivelet e glukozës dhe ndjeshmërisë së insulinës njerëzore, atëherë diabetikët mund të zëvendësojnë dy ose injeksione të përditshme të insulinës me pije me kafeinë që do të merret para ngrënies.

Dëshmi të mëtejshme nevojiten për të vërtetuar efikasitetin e këtij hulumtimi.

Të fundit