Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Sëmundja e Edi Ramës, mjeku kinez i nxjerr sekretin: Erdhi te unë dhe iu nënshtrua 5 trajtimeve
Në gushtin e vitit 2017 publiku shqiptar do të mësonte për sëmundjen e Edi Ramës. Ishte mjeku kinez, Wu Junming i cili do të nxirrte pa dashje sëmundjen e kryeministrit.
“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka probleme me mesin. Ai kishte provuar shumë trajtime mjekësore në spitale të tjera, por pa rezultate të dukshme. Ai erdhi tek unë për trajtim dhe konkretisht iu nënshtrua 5 trajtimeve në klinikën time, duke përfshirë akupunkturën dhe masazhin”, tha në atë kohë mjeku kinez, Wu Junming.
Mbrëmjen e së hënës, vetë Edi Rama për t’i dhënë fund akuzave të Sali Berishës, i cili ka shkruar se kryeministri ka shkuar në spital në overdozë, tha: Unë kam qenë në spital te një miku im shumë i mirë mjek, që ka pasur një histori suksesi në Itali, njeh problemin tim, që e kam të trashëguar si të gjithë shokët e armëve në fushën e basketbollit me mesin e pasi bëra një udhëtim të gjate pata një kolpo që me krijoi një problem me nervin shiatik.
Çfarë është nervi shiatik?
Nervi shiatik është nervi më i gjatë dhe më i madh në trup. Dhimbja e nervit shiatik është si rezultat i hernies diskale, pra i zhvendosjes ose dëmtimit të vertebrave pikërisht aty ku kalon dhe nervi shiatik, gjatë së cilës bëhet edhe shtypja e fijes nervore dhe rrjedhimisht duke çuar në perceptimin e dhimbjes. Shkaktarë të tjerë mund të jenë infeksione të ndryshme (inflamacione) të kockave që janë afër me këtë zonë, hemorragji të ndryshme në atë zonë, plagosjet, aksidentet, traumat etj. Kjo situatë mund të krijohet edhe gjatë shtatzënisë si rezultat i shtypjes së nervit shiatik nga uterusi (mitra) i zmadhuar gjatë kësaj periudhe.GSH