Flash News

KRYESORE

Sëmundja që po kërcënon jetëgjatësinë në Europë

Sëmundja që po kërcënon jetëgjatësinë në

“Jetëgjatësia në Europë vazhdon të rritet, mirëpo rritja e numrit të personave që vuajnë nga mbipesha rrezikon përmbysjen e këtij trendi”, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në raportin e fundit të OBSH-së, që mbulon 53 shtete nga Atlantiku në Paqësor, agjencia e Kombeve të Bashkuara ka gjetur se mirëqenia ka shënuar kulmin në botë, mirëpo ka dallime të theksuara brenda rajoneve.

Mesatarja e jetëgjatësisë është rritur nga 76.7 vite në vitin 2010, në 77.8 në vitin 2015. Gratë vazhdojnë të jetojnë më gjatë, përkatësisht 81.1 vite, në krahasim me 74.6 vite për burrat.

Vdekjet e parakohshme nga kanceri, diabeti, sëmundjet respiratore dhe ato kardiovaskulare janë duke rënë, ndërsa është thënë se ky rajon pritet të arrijë objektivin e 1.5 përqind të zvogëlimit të rasteve të prekura me këto sëmundje deri në vitin 2020.

Të fundit