Flash News

KRYESORE

"Sëmuret papritur Arta Marku. Nuk shkon në Parlament për të raportuar"

"Sëmuret papritur Arta Marku. Nuk shkon në Parlament për

Kryeprokurorja Arta Marku nuk do të paraqitet në Parlament ku do të raportonte sot për rezultatet e vitit 2018. Lajmin e kë bërë të ditur deputeti Lefter Maliqi me anë të një postimi nnë rrjetet sociale, ku thotë se ndryshe nga sa është parashikuar, Prokurorja e Përgjithëshme e Përkohëshme nuk do të paraqitet në Parlament për arsye shëndetësore.

“S’besoj te jetë sëmurur nga përgjimet e gazetarit gjerman të Gazetës Bild, që sot do të publikojë fakte dhe më tronditëse të shitblerjes së votave dhe lidhjeve të bandave të krimit të organizuar me Qeverinë”, shkruuan Maliqi.

Statusi i plotë:

Sa më njoftuan se sot Prokurorja e Përgjithshme për arsye shëndetësore nuk paraqitet në Parlament, ku do të raportonte për rezultatet e vitit 2018 dhe për arrestimet politike të Opozitës me urdhër të Kalorësit dhe sejmenëve te tij ne qeveri e parlament. S’besoj të jetë sëmurur nga përgjimet e gazetarit gjerman të Gazetës Bild, që sot do të publikojë fakte dhe më tronditëse të shitblerjes së votave dhe lidhjeve të bandave të krimit të organizuar me Qeverinë. Gjithsesi të shkuara Prokurore, vetëm aman mos na sëmuret Kalorësi i Rilindjes, se pa atë edhe ju edhe gjithë institucionet e kapura të shtetit nga kalorësi i rilindjes mbeten në gjendje të rëndë dhe s’ka zot që i shëron.

Të fundit