Flash News

KRYESORE

Senati Amerikan konfirmon emërimin e drejtorit të ri të FBI-së

Senati Amerikan konfirmon emërimin e drejtorit të ri të

Senati amerikan konfirmoi emërimin e Christopher Wray në krye të policisë federale (FBI), tre muaj pas shkarkimit të papritur të paraardhësit të tij James Comey nga ana e presidentit Donald Trump.

Siç pritej, emërimi i ish-avokatit, i afirmuar dhe pak i njohur politikisht nuk shënoi asnjë kontestim në Senat, ku kandidatura e tij u miratua me 92 vota pro kundrejt 5 kundër.

Christopher Wray, 50 vjeç kishte siguruar gjithashtu mbështetjen e parlamentarëve të të dy kampeve, duke pretenduar gjatë seancës për konfirmimin e tij në korrik, se preferonte të jepte dorëheqjen sesa të bëhej objekt i presioneve të mundshme të Shtëpisë së Bardhë.

“Askush nuk më ka kërkuar gjatë këtij procesi për t’i dëshmuar besnikëri dhe mund t’ju siguroj se nuk kam bërë asnjë deklaratë besnikërie, kishte pohuar ish-prokurori federal.

 

Të fundit