Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
'Senatorët' e PS duhet të marrin një vendim në lidhje me Ramën
Red Varaku
Antarët më të rëndësishëm të Partisë Socialiste, të ashtuquajturit senatorë të saj, kanë bërë një marrëveshje Faustiane me Edi Ramën. Kjo marrëveshje, me kalimin e kohës, sa vjen e bëhet më e qartë. Ata i kanë premtuar atij besnikëri në këmbim të favoreve politike dhe financiare. Por këtë “marrëveshje me djallin”, ata nuk është se e kanë bërë ngaqë kanë ndonjë vlerësim të veçantë për Ramën, përkundrazi ata nuk i besojnë “as gomarin”, dhe jo më fatin e tyre.
Ata e konsiderojnë atë në rrethet e tyre të ngushta si “tradhtar, mosmirënjohës dhe të pabesë”, dhe këtë konsideratë, pas Tahirit, guxoi ta deklaronte hapur edhe Pjerin Ndreu, edhe pse më pas u detyrua të tërhiqej nga mendimi i tij, që në fakt gjeti mbështetje në komentet e shumë socialistëve. Por ja që Rama, si asnjë kryeministër tjetër më parë, ka sot në dorë të gjitha pushtetet dhe atyre nuk është se i mbetet rrugë tjetër përveçse të puthin dorën të cilën nuk e kafshojnë dot. Deri diku kjo është mëse e kuptueshme.
Por, me situatën e krijuar me reformën në drejtësi, me rastin “Tahiri”, me “marrjen” përdhunshëm të kryeprokurores Marku, me “tradhtinë” ndaj deputetit Aqif Rakipi, dhe shumë kontribuesve të shquar në Partinë Socialiste, ata kanë filluar të kuptojnë që Rama nuk është aq besnik dhe i fuqishëm sa ç’do të duket. Edhe pse përpiqet fort, që të ketë gjithçka nën kontroll, e vërteta është se tashmë atij çdo gjë po i del jashtë kontrollit. Ai dhe kukullat e tij aktualisht janë në qeveri, por nuk po qeverisin. Ata i janë sulur tepsisë dhe kanë harruar timonin.
Pra, qeveria e tij është tejet e rrezikuar dhe ndodhet në fije të perit. Ai mund të rrëzohet nga çasti në çast dhe marrëveshja që “Faustët” kanë bërë mund t’i kushtojë atyre shumë shtrenjtë. Cilat janë arsyet që mund të rrëzojnë tepsi-qeverinë Rama ll ? Së pari, zhgënjimi dhe hatërmbetja e socialistëve të ndershëm. Megjithëse Rama u përpoq “ta ndreqte” këtë duke rikthyer “xhaketa të vjetra” si Ruçi e Xhafa, ai përsëri me përzgjedhjen e kabinetit të ri tregoi që administrata e tij vetëm e socialistëve të vërtetë nuk është. Ai dëshmoi edhe njëherë që, gjëja më e rëndësishme për të nuk është kontributi shoqëror dhe politik i askujt, por vetëm besnikëria ndaj tij si kryetar.
Në fakt, për çdo shqiptar me “dy gramë tru”, kjo nuk është gjë tjetër veçse admistrata e një pakice që në fillim u shfaq si 'mish i huaj' në Partinë Socialiste dhe pastaj u pagëzua me emrin 'Rilindje'. Rama dhe ushtarët e tij tashmë janë përfundimisht ngadhënjimtarë. Ata i kanë mposhtur dhe turpëruar socialistët e vërtetë dhe e kanë uzurpuar plotësisht Partinë Socialiste dhe nëpërmjet legjitimitetit që buron nga ky fakt ata po e përçajnë rëndë partinë duke përjashtuar personalitete thellësisht të majta si Ben Blushi, Koço Kokëdhima etj.
Së dyti, kriza ekonomike ndër më të rëndat, që ka përfshirë vendin tonë. Qeveria Rama ndryshe nga qeveria Berisha është një qeveri antitreg, me një qasje jo vetëm përbuzëse, por edhe shkatërruese ndaj tregut të lirë. Rama është i njohur për paaftësinë e tij në fushën e ekonomisë dhe për adhurimin e tij për “shtetin e fortë” si reminishencë e vjetër e regjimit antitreg. Taksat e larta nuk përkthehen në investime publike. Ato mbushin tepsinë, të cilën më pas e ndajnë si “plaçkë lufte” midis tyre, (në formë tenderash), grupet paramilitare të vjedhjes dhe blerjes së votave në çdo qark. Ndërsa Oligarkët që ka përreth i kanë zënë frymën biznesit duke eliminuar konkurencën e ndershme dhe duke shkatërruar ekosistemin për një kapitalizëm të vërtetë. Ai po e çon vendin drejt një katastrofe ekonomike me pasoja shumë të rënda .
Së treti, paaftësia e tij legjendare për të bërë shtet, siç pretendon në takim -funeralet e tij me administratën dhe popullin. Ai e ka mbushur administratën e lartë me amatorë, të cilët më së shumti bëjnë punën e blogerit për qeverinë. Këta janë njerëz që paraqiten nëpër zyrat e shtetit me makina super të shtrenjta, pallto, çanta e parfume që kushtojnë disa herë më shumë se rroga e tyre. Ata nuk e kanë idenë e seriozitetit të punëve të shtetit, këtë e tregojnë dokumente të rëndësishme të cilat janë të tejmbushura me gabime ortografike dhe nonsense ligjore.
Së katërti, dhuna dhe represioni ndaj të mjerëve. Në kujtesën shqiptare, pas regjimit Hoxhist , kjo është qeveria më mizore dhe më e dhunshme me popullin e saj. Pothuajse çdo ditë kemi raste, të cilat tregojnë hapur pabesinë dhe brutalitetin e shtetit ndaj shtresave të pambrojtura të shoqërisë. Është shumë e lehtë të arrestosh të mjerë, të cilët mezi mbahen në këmbë dhe dalin në rrugë për bukën e gojës, ashtu siç është shumë e vështirë për të ndalur pangopësinë e kleptokratëve rreth pushtetit. Ekranet i kemi të tejmbushura me pamje të familjeve krejtësisht të braktisura nga qeveria, e cila me ç’duket nuk e ka ndërmend të përmirësojë asgjë në lidhje me këtë gjë, sepse dhuna dhe represioni nuk ka të bëjë me modelin qeverisës, por me vetë natyrën shumë të komplikuar të personalitetit të Ramës i cili adhuron” të fortët” dhe përbuz të dobëtit.
Me kalimin e kohës represioni shtetëror do të vijë duke u shtuar dhe me shumë gjasa do të shkaktojë revoltë dhe protesta masive, të paralajmëruara edhe nga opozita. Ato do të rezultojnë në një kolaps të plotë të ekonomisë dhe të qeverisjes,si pasojë, Rama do të detyrohet të japë dorëheqjen për t'i hapur rrugë qeverisë Antimafia.
Ka ardhur koha që 'Faustët' e Partisë Socialiste të marrin një vendim: ose të vazhdojnë marrëveshjen e tyre me Ramën, dhe të marrin kështu mbi vete edhe rrezikun e humbjes së pushtetit bashkë me të, ose të fillojnë distancimin prej tij sa nuk është vonë. Duke u distancuar nga Rama, ata ruajnë në këtë mënyrë kësisoj integritetin e tyre dhe aksionet e tyre politike, si dhe vazhdimësinë e qeverisjes socialiste. Një gjë është e sigurt, në rast se marrin një vendim, do të duhet të jetojnë me pasojat e këtij vendimi pjesën tjetër të jetës së tyre politike.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38