Flash News

KRYESORE

Senatori i Liverpoolit: Jam kundër VAR-it, duhet të ketë gabime

Senatori i Liverpoolit: Jam kundër VAR-it, duhet të ketë gabime

Mesfushori i Liverpool-it, James Milner, ka dalë kundër teknologjisë në futboll. Veterani mendon se nuk ka shije futbolli me teknologji.

“Thjesht nuk më pëlqen. Ndoshta jam pak me të vjetrën, por jam mëse i bindur se ka shumë debat rreth VAR. Teknologjia që përcakton nëse topi e kaloi ose jo vijën është mëse e drejtë, është si e zeza mbi të bardhën. Ndërsa kur ti shënon dhe i gjithë stadiumi është në këmbë duke festuar dhe më pas ndërhyn VAR, për mua nuk ka kuptim. Të gjithë biem në qetësi, është gol apo jo?”.

“Futbolli është një lojë ku gabimet njerëzore janë mëse normale. Kështu si po shkon situata VAR po e merr 100% kontrollin e lojës. Besoj se edhe lojtarë të tjerë mendojnë si unë, ende ka shumë pikëpyetje.”- mbyll 33-vjeçari.

Të fundit