Flash News

KRYESORE

Senatori italian i bashkohet protestës: Ju meritoni mbështetjen e Italisë dhe të Europës

Senatori italian i bashkohet protestës: Ju meritoni mbështetjen e

Senatori italian Lucio Malani gjatë fjalës së tij në Çadrën e Lirisë vlerësoi qytetarët shqiptarë që qëndruan të papërkulur nga presionet e qeverisë për 12 javë.

Nesër sipas tij do jetë manifestimi më i madh i shqiptarëve në këtë shesh , do jetë një ditë e  rëndësishme, ndaj ai u bëri thirrje të pranishmëve të jenë shembull për të tjerët që do të vijnë.

Fjala e senatorit:

 “Jemi afër me zemër me ju. Faleminderit liderit Basha një njeri i çmuar  që mund të bëjë shumë gjëra të  tjera, por është këtu duke luftuar për votën e lirë. Diferenca mes demokracisë dhe  diktaturës nuk është se në diktaturë  nuk votohet. Në demokraci dihet kush fiton pas zgjedhjeve, në diktaturë para zgjedhjeve. Duhet të jenë rregulla që nuk lejojnë shitblerjen e votës, nuk lejojnë marrjen e votës me zor. Duhet të jenë zgjedhje të qarta, jo vetëm me një parti, duhet të mos ketë diktaturë. Keni qenë këtu 12 javë keni qëndruar heroikisht. Nuk e di se sa  mund të ishin këtu dhe mund të rezistonin për 12 javë. Në shumë vende kur liria kushton shumë do të ishte e  vështirë të gjeje njerëz si ju, si Basha që ka rezistuar kaq shumë. Nesër do jetë manifestimi më i madh i shqiptarëve në këtë shesh , do jetë një ditë e  rëndësishme, ju që jeni këtu duhet të jeni shembull për të  tjerët që  do vijnë. Kundërshtarët tuaj shpresojnë që do ketë tensione, nuk do ta lejojmë, forca jonë është të qëndrojmë në anën e  të vërtetës nga  ana e drejtësisë. Atëherë kur të  kthehem në Itali do kërkoj mbështetjen nga Forzza Italia për të mbështetur kauzën tuaj. Edhe në të shkuarën kanë ardhur senatorë dhe të tjerë do të vijnë dhe do të  kërkojmë ndihmë edhe të organizmave ndërkombëtarë. Liria kalon nga shteti në shtet, por edhe diktatura kalon nga shteti në shtet dhe lufta që po bëni për dekriminalizimin duhet mbështetur nga e gjithë Europa. Një vend që aspiron BE  nuk mund të ketë kriminelë në parlament. Të gjithë ju meritoni mbështetjen e  italianëve, europianëve dhe gjithë shqiptarëve. Falenderoj juve dhe Bashën. Rroftë liria, rroftë Shqipëria!

 

Të fundit