Flash News

KRYESORE

Senatori republikan Rand Paul infektohet nga koronavirusi

Senatori republikan Rand Paul infektohet nga koronavirusi

Senatori republikan i Kentucky Rand Paul është senatori i parë amerikan që deklarohet se ka rezultuar poziv me koronavirusin. “Ai ndihet mirë dhe është në karantinë. Ai është asimptomatik dhe u testua me kujdes për shkak të udhëtimeve të tij të shumta. Ai nuk ka dijeni për ndonjë kontakt të drejpërdrejtë me ndonjë person të infektuar”, thuhet në një postim në Twitter.

Sergio Gor, nënkryetari i shtabit të Paul, shkroi më tej duke thënë në një deklartë: “Paul pret që të kthehet në senat pasi të mbarojë periudha e karantinës dhe të vazhdojë të punojë për njerëzit në Kentucky në këtë kohë të vështirë. Dhjetë ditë më parë, zyra jonë filloi të funksionojë nga distanca, kështu që asnjë pjesëtar i stafit nuk ka pasur kontakte me senatorin Paul”, tha ai në deklaratë.

Më herët dy pjesëtarë të tjerë të Kongresit kishin rezultuar pozitiv me koronavirus në SHBA. Disa ligjvënës janë vetë-karantinuar pasi kanë pasur kontakte me individë të cilët kanë rezulutar pozitivë me koronavirus.

Të fundit