Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Serbia ankohet për Gent Cakajn, note proteste në Tiranë: Të dënohet nga Shqipëria
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri një deklaratë shumë të fortë në dhjetor të vitit të kaluar kur e quajti skandaloze deklaratën e bërë nga president i Serbisë Aleksandar Vuçiç, i cili e quajti trillim masakrën e Reçakut.
Madje Cakaj e etiketoi si Joseph Goebbel (Ministri i Propagandës në Gjermaninë naziste) kreun e shtetit serb. Kjo ka bërë që Serbia t’i ka dërgojë zyrtarisht një notë proteste Shqipërisë.
“Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë shpreh respektin e saj ndaj ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd dhe shpreh protestën më të ashpër me rastin e deklaratës së turpshme të Ushtruesi të Detyrës së Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj, i cili presidentin e Republikës (Serbisë) e krahason me Goebbelsin.
Deklarata të tilla në asnjë formë nuk i kontribuojnë përpjekjeve që jemi duke i bërë për avancimin e raporteve të dy vendeve tona dhe marrëdhënieve të përgjithshme në rajon. MPJ e Serbisë pret që Shqipëria t’i dënojë këto deklarata dhe të distancohet nga to. MPJ e Serbisë shfrytëzon këtë rast që Ambasadës së Shqipërisë t’ia ritheksojë respektin e lartë”- thuhet në letrën zyrtare të autoriteteve serbe.
Kujtojmë se Vuçiç e mohoi që ajo çfarë ndodhi në Reçak në vitin 1991 të kishte të bënte me një masakër.