Flash News

KRYESORE

Serbia bllokon dialogun nëse Kosova nuk e tërheq vendimin për tarifën

Serbia bllokon dialogun nëse Kosova nuk e tërheq vendimin për

Serbia ka kërkuar veprim të menjëhershëm nga bashkësia ndërkombëtare ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për të vendosur taksën shtesë 10 përqind në importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Përgjegjësia për këtë dhunë ekonomike dhe ligjore është te komunitetit ndërkombëtar”, shprehet drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.

Gjuriç ka thënë, se me këtë vendim, Prishtina ka pamundësuar vazhdimin e dialogut në Bruksel derisa ta tërheqin vendimin e paligjshëm dhe të dëmshëm, i cili është i motivuar politikisht dhe në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet.

Të fundit