Flash News

KRYESORE

Serbia i bashkohet BE-së, nuk njeh zgjedhjet e fituara nga Lukashenko në Bjellorusi

Serbia i bashkohet BE-së, nuk njeh zgjedhjet e fituara nga Lukashenko

Serbia i është bashkuar së fundmi kritikave ndaj presidentit Lukashenko, teksa ka refuzuar të njohë rezultatin e zgjedhjeve në Bjellorusi.

Sipas agjenicisë së lajmeve AP, Beogradi e shikon me kriticizëm mënyrën sesi po trajtohen aktivistët opozitarë në shtetin bjellorus, ndërkohë që kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic tha se Serbia qëndron përkrah BE-së në këtë çështje dhe se vendi i saj do të përafrojë politikat me Bashkimin Europian, ku dhe dëshiron të anëtarësohet.

Serbia ka qenë ndër shtetet që ka pasur marrëdhënie të mira me presidentin e Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko, teksa ky i fundit ka vizituar për herë të fundit vendin ballkanik në dhjetor 2019.

Lukashenko ka qenë ndër ata që ka mbështetur Serbinë edhe në bombardimet e NATO-s, duke qenë kështu ndër ata liderë që përkrahte vijën e fortë politike serbe, të drejtuar në atë kohë nga Slobodan Miloshevic.

Brnabic tha se Serbia i bashkohet BE-së dhe nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve në Bjellorusi, ndërsa shtoi se uron që Lukashenko të mos e marrë këtë veprim si armiqësi ndaj tij. Sipas Brnabic, Serbia nuk “harron ndihmën që Lukashenko iu ka dhënë atyre”.

Muajin e kaluar, Bashkimi Europian tha se është në krah të protestuesve në Minsk e kudo në shtetin e Bjellorusisë, duke qenë kundër rezultatit të zgjedhjeve, të dyshuara të manipuluara nga Lukashenko, që qëndron prej 26 vitesh në pushtet.

Të fundit