Flash News

KRYESORE

Serbia kërcënon hapur kryeministrin e Kosovës: Do të të arrestojmë nëse vjen në Preshevë

Serbia kërcënon hapur kryeministrin e Kosovës: Do të të

Ditën e djeshme,  qarkulloi në media lajmi se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është ftuar të vizitojë Preshevën. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrit të Brendshëm serb, Nebojsha Stefanovi.

Stefanoviq ka deklaruar se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj do të arrestohet nëse viziton Preshevën, pasi fletë arresti i gjykatës vendore për të është ende në fuqi.

"Në fuqi është fletë arresti i gjykatës sonë për të dhe gjithsesi se do të arrestohet po qe i qasshëm për policinë” ka thënë Stefanoviq për gazetën e Beogradit "Kurir", transmeton Koha.net.

Haradinaj më herët ka thënë se është i gatshëm ta vizitojë Preshevën e Medvegjën me ftesë të autoriteteve lokale duke shtuar se nuk do të lëvizë ilegalisht por me leje të autoriteteve serbe.

Haradinaj akuzohet nga Serbia për “krime lufte”, dhe është është lënë dy herë i lirë nga Haga.

Të fundit